Shkëndija barazoi 2:2 me Gostivarin në xhiron e 20-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërsa trajneri Beqiri pas ndeshjes nuk ka fshehur dëshpërimin për fitoren e lëshuar në fund të ndeshjes. Shala me dy gola nw minutwn e 37 dhe 69 i dha epërsi 2:0 ekipit tetovar.Mirëpo në minutat e fundit Gostivari realizon dy herë me penalti përmes Kehindes, me 11 metërshin e dytë të dhënë në mënyrë skandaloze nga arbitri kryesor Marjan Mladenovski, që për më shumë nxori nga loja me të kuq Reshat Ramadanin edhe pse ndwrhyrja nuk ekzistonte. Deklarata jetonPakënaqësi ndaj gjyqtarit kishte edhe në pjesën e parë, pasi kur tifozët e të dyja ekipeve në korr këndonin këngë patriotike shqipe, ai ndërpreu ndeshjen dhe kërkoi nga delegatët që të intervenojnë dhe mos të këdohen ato këngë, me çka krijoi nervozë tek të pranishmit.Në ndeshjet tjera që u zhvilluan dje Voska Sport barazoi 0 – 0 me Sileksin. Vardari mundi Bregallnicën 2-0, Tikveshi mundi Rabotniçkin gjithashtu 2-0, Akaademija Pandec Brera fundosi Makedonija Gjorçe Petrovin 3-0. Në ndeshjen tjeter, Struga trim Lum dhe Shkupi e mbyllën lojën me barazim 2-2. Pas kompletimit të javës së 20-të, tabelën e kryeson Shkupi me 42 pikë e ndjekur nga Struga Trim Lum që ka 41 dhe Shkëndija në pozitën e tretë me 39 pikë.TV KOHA







