Lëvizja Anti-bixhoz ka kërkuar sërish nga deputetët e Kuvendit që të votojnë për propozim-ligjin për lojërat e fatit, i cili herën e parë u anulua nga presidenti i vendit Stevo Pendarovski me arsyetimin se është keqpërdorur . Jushi Emërllahu nga Anti-bixhozi tha se presin që këtë herë ligji të përkrahet nga së paku 61 deputetë, në mënyrë që të mos varet sërish nga presidenti.Deklarata Ai gjithashtu iu bëri thirrje partive politike që të mos e politizojnë këtë çështje.Ai theksoi se do të publikojnë emrat dhe fotografitë e deputetëve që nuk do ta votojnë propozim-ligjin, i cili parasheh largim të kazinove dhe bastoreve 500 metra nga objektet arsimoreDeklarata Ndryshe, pasnesër pritet të votohet për herë të dytë Ligji për lojërat e fatit, pasi herën e parë u anulua nga presidenti Stevo Pendarovski, i cili theksoi se është keqpërdorur flamuri evropian gjatë procedurës së miratimit të ligjit.TV KOHA







