Të tjera lajme

Është promovuar në Tetovë libri me poezi “Ëndërrime”, me autor Muaxher Haruni (video)

Është promovuar në Tetovë libri me poezi “Ëndërrime”, me autor Muaxher Haruni. Krahas shumë krijimeve letrare,autori kësaj rradhe vjen me poezi në zhanrin për fëmijë. Sipas autorit, motiv për krijimin e këtrye poezive janë nxënësit, respektivisht puna me nxënës gjatë gjithë karierës. Tema e këtyre poezive janë nxnësit, familja, shkolla, atdheu e kështu me rradhë.

Në ndërkohë në cilësinë e recenzentes, disa fjalë rreth librit foli Sadije Aliti.Ky libër është I ndarë në katër kapituj,ku përfshihen ëndrra e jetës, ëndrra e atdheut, ëndrra e shqiponjës dhe ëndrra e stinës.

Në promovimin e librit Ëndërrime”, me autor Muaxher Haruni në qendrën për kulturë në Tetovë morrën pjesë, nxënës të autorit, familjarë, profesorë, shkrimtarë dhe shumë mysafirë të tjerë.Ndryshe, autori Muaxher Haruni, ka lindur në fshatin Trebosh, ndërsa ky është libri I tij I parë me krijime për fëmijë.TV KOHA

Të fundit