Të tjera lajme

PESË MUAJ NGA BRESHËRI NË TETOVË, BUJQIT PRESIN DËMSHPËRBLIMIN

Kanë kaluar pesë muaj nga kur breshëri shkatërroi të mbjellat e bujqve në Tetovë dhe në komunën e Zhelinës.Por edhe sot e kësaj dite bujqit akoma nuk kanë marrë dëmshpërblimet e premtuara. Bujqit në atë kohë deklaruan se nëse qeveria nuk i dëmshpërblen, ata nuk do të kenë mundësi që të mbjellin vitin e ardhshëm. Sipas tyre, të mbjellat nga breshëri u dëmtuan shumë ndërsa edhe ato pak prodhime që morën nuk mund ti mbulojnë as harxhimet minimale. Ata bëjnë apel deri tek ministria që të kompensojnë dëmin dhe nëse kjo nuk ndodh në pranverë ata nuk do të mund të mbjellin sërish.Bujk i Tetovës “ Ne jemi në pritje çdo ditë çdo orë ne nuk do mundemi të jemi për të filluar gjatë vitit 2025. kulturat që kanë qenë në ombrellën e breshrit, kanë qenë të gjithë kulturat pavarësisht se ndonjë kulturë ka qenë 100% ndonjë 90 % ndonjë 60 % por të gjithë janë të dëmtuar. Ne nuk fajësojmë asnjë por është një ndihmë e mirë që mund të na lëshoj ministria bujqësisë por si ministri e bujqësisë si ministri e cila është e angazhuar në atë drejtim duhet të na dale në ndihmë.”“ Premtimet janë bërë por përgjigje nuk ka , nëse nuk na ndihmojnë sado pak, buj nuk do të ketë në këtë rajon, për shembull ne fillojmë me produktet tona të parët , pasi që në çdo produkt kemi pasur humbje dhe kemi mungese, dhe për të filluar vite duhen të ardhura dhe ata çka i kishim ne na mori pasoja natyrore dhe premtime ka por përgjigje akoma s’kemi marr, dhe nëse nuk realizohet deri në pranverën e hershme bujqit sdo kenë të ardhura për të mbjellë.” Ndërsa Zv ministri i bujqësisë Flakron Bexheti thotë se tash më është formuar komisioni, dhe për disa komuna është bërë një plan buxhetor e për disa jo. Sipas tijë shkak janë mos kompletimi i dokumetave nga ana e të gjithë komunave. Flakron Bexheti – zv ministër i bujqësisë “ Është formuar një komision qeveritar ku bëjnë pjesë disa përfaqësues të lartë të institucioneve dhe ky është komisioni kompletet në kudër të qeverisë I cili është duke punuar për të bërë dëmshpërblimin e dëmeve në disa qytete , dhe disa qytete kanë kaluar dhe është formuar një konstruksion qeveritar , disa qytete ende jo dhe pritet të mblidhej të gjithë dokumetet dhe të bëhet dëmshpërblimi I tyre të bujqve që kanë pësuar dëme nga vërshimet jo vetëm të fundit por ka edhe të viteve më parë që nuk janë paguar. Sipas Bexhetit deri në fund të vitit dëmet duhet të paguhen. “ Presioni jonë ka qenë në këtë drejtim pasi kemi pasur çështje që ndërlidhen ne ri balansin e buxhetit , dhe një çështje tjetër ku nga disa komuna është kërkuar që të plotësohen dokumentet dhe ne besoj se do të bëjmë çmos që deri në fund vit të rregullohen dhe të paguhen ata dëmshpërblime.” Menjëherë pas vërshimeve, për vizitë në Tetovë ishte Ministri I bujqësisë Cvetan Tripunovski, ku bashkë me kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami doli në terren dhe premtuan se të gjithë ata që kanë pas dëme nga breshëri por dhe vërshime do të dëmshpërblehen./TV KOHA/

Të fundit