Të tjera lajme

Rruga e Butiqeve drejt përfundimit

Rruga e Butiqeve në Tetovë pritet që të përfundojë së ndërtuari deri në fund të vitit. Aktualisht punimet janë në fazën e vendosjes së kalldërmave të cilët duhet të rikthejnë pamjen e dikurshme të kësaj rruge. Kalldërmat sipas informacioneve, janë pjesë e projektit kur edhe janë mirtuar mjetet në kuadë të IPA Fondeve, për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Krahas vendosjes së kalldërmave, poashtu është në vijim e sipër edhe vendosja e sistemit të ndriçimit dhe ulësve. Sipas autoriteteve komunale në Tetovë, punohet zhvillohen me intensitet të përshpejtuar. Gjatë uikendit janë sjellur edhe ulëset dhe pankinat që do të vendosen në rrugë.Elmi Osmani, nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal, thotë se projekti është në fazën përfundimtare pasi që vendosen paisjet urbane. “Vendosja e kalldërmave është me qëllim që të rikthehet pamja e vjetër e kësaj rruge, apo thënë më mirë identiteti I vjetër I rrugës së butiqeve. Kjo rrugë ka qenë një ndër ikonat apo simbolet e qytetit ku ka qenë e zhvillluar tregtia dhe duhet ta rikthejmë atë imazh që e ka pasur dhe siç e meriton”, deklaroi Elmi Osmani, nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal në komunën e Tetovës.Kjo rrugë, një kohë të gjatë është në kategorinë e rrugëve njëkahshe.Prandja, edhe në më tutje do të vazhdohet që kjo rrugë të jetë njëkahshe, prandaj edhe përgjatë rrugës janë mbjellur drunj të cilët do të pamundësojnë parkimin e veturave. Rruga do të jetë e mbyllur gjatë kohës kur bizneset do të jenë të hapura.“Edhe taniu kjo rrugë është në kategorinë e rrugëve njëkahshe dhe mbjellja e drunjëve është për shkak të mos parkimit të veturave. Gjatë ditës kjo rrugë për vetura do të jetë e mbyllur.Pra, kjo do të jetë në shërbim të qytetarëve të cilët do të frekuentojnë këtë pjesë të Tetovës. Gjatë ditës rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim me automjete, me qëllim që qytetarët të lëvizin lirshëm gjatë vizitës në këtë zonë” tha Osmani. Ai ka bërë të ditur se deri në fund të muajit punimet duhet që të përfundojnë në këtë rrugë e cila është pjesë e projektit të përbashkët me komunën e Prizrenit. Punimet në rrugë disa ditë më parë I inspektoi edhe kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami.Ai tha se “Falë angazhimit tonë edhe kjo rrugë së shpejti do të jetë moderne, ashtu siç e kemi paraqitur në projektin ideor”, nënvizoi Kasami. Rruga është pjesë e fazës së parë, ndërsa në fazën e dytë përmes fondeve evropiane, komuna ka paralajmëruar po ashtu edhe ndërrimin e pamjes së dyqaneve të kësaj rruge, e cila planifikohet të kthehet në atë pamjen e dikurshme që kishte kjo rrugë./TV KOHA/

Të fundit