Klubi atletikës “Studenti” edhe në sezonin e 23 garues ishte në nivelin e duhur në garat vendore dhe vazhdonin të mbetet simbol i atletikës në Tetovë dhe rajonin e Pollogut.
Garat e atletikës për sezonin 2024 kanë përfunduar në të gjitha kategoritë dhe tanimë Këshilli drejtues i Federatës edhe zyrtarisht ka publikuar tabelën e të gjitha ekipeve ku skuadra me suksesshme ishte ekipi Delta nga Shkupi. Ndërsa në mesin e ekipeve me të suksesshme për vitin që po e lëmë pas është edhe klubi atletikës Studenti që këtë vit edhe pse nuk garoi me kapacitet të plot megjithatë rezultatet janë të shkëlqyeshme duke u bazuar edhe në kushtet në cilat veprojnë. Këtë për televizionin Koha e pohoi kryetari i klubit dhe trajneri Bexhet Toçi
“Sa i përket rezultateve jemi të kënaqur me punën që kemi bërë, Kemi arritur rezultate të kënaqshme por jo në nivele ndërkombëtare, por në nivele kombëtare, kemi pasur kampionë, nën kampionë. Kemi qenë në nivele të kënaqshme sipas nivelit të atletëve që kishim dhe gjithë kjo na ndihmoi që ne të renditemi në vendin e shtatë sivjet nga 36 klube ” deklaroi kryetari Bexhet Toçi
Në ekipin Studenti të gjithë garuesit kanë dhënë më të mirën nga vetja e tyre por megjithatë është dalluar atleti Aldin Ademi në disiplinat hedhjes së shtizës ashtu edhe në hedhjen e diskut dhe gjyles.
“Të gjithë janë pë tu vlerësuar. Por më miri prej të gjithëve ka qenë Aldin Ademi i cili ishte kampionë hedhjen e shtizës, nën kampionë në hedhjen e diskut dhe në vendin e tretë në hedhjen e gjyles. Pra është një atletë i gjithanshëm. Mandej mund të përmendim Suhejb Jakupin i cili në disiplinat me pengesa në 400 dhe 100 metra ka qenë kampionë, e kemi Valdrinin i cili është kampion dhe nën kampion në 400 dhe 100 metra me pengesa, Gjithashtu kemi edhe Elhame Zeqirin e cila është nën kampione dhe kampione në hedhjen e shtizës. Vlen për tu përmendur edhe Blerton Ademi i cili ka qenë shumë i mirë në vrapime edhe pse s’ka marrë pjesë në të gjitha garat për shkaqe të ndryshme por është njëri ndër atletët me perspektivë në klubin tonë. Aty është Senad Ramadani ishte standard dhe ka kontribuar mjaft nënë ekip” deklaroi kryetari Bexhet Toçi
Duke marrë para sysh se kalendari për vitin 2025 si në garat vendore ashtu edhe në ato mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare klubi i atletikës Studenti përgatitjet do ti nisë menjëherë pas festave të fund vitit ku pritet që në ekip të inkuadrohen edhe atlet të ri në të gjitha kategoritë dhe të gjitha moshat. Shaban Sinani/TV Koha
![]()







