Çellsi me fitoren e mbrëmshme është skuadra e vetme në Ligën e Konferencave që ka regjistruar me gjashtë fitore duke grumbulluar pikët maksimale
Mbrëmë janë zhvilluar 18 ndeshjet e xhiros së gjashtë me formatin e ri të UEFA Konferencë Liga ku skuadrat vendase kanë shënuar fitore në 9-të takime, ndërsa në nëntë takimet tjera ndeshjet kanë përfunduar me barazim dhe janë shënuar gjithsejtë 54 gola. Skuadra e vetme cila ka fituar pikët maksimale është ekipi i Çelsit që ka regjistruar gjashtë fitore. Skuadra e Çellsit ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 5:1 ndaj skuadrës nga Republika e Irlandës, Shamrock Rovers.
Chellsi kryeson me 18 pikë pas gjashtë fitoreve radhazi me gola-verazh 26-5 ndërsa Shamrock është në vend të dhjetë me 11 pikë. Në tetë vendet e para që çojnë në fazën tjetër janë edhe ekipet Vitoria Guimares,me 14 pikë, Fiorentina, Rapidi, Gjurgarden, e Lugano me nga 13 pikë . Ndeshjet e radhës në Konferencë Ligë do të zhvillohen ka fundi i janarit 2025
REZULTATET
APOEL – FC Astana 1-1
Betis – HJK 1-0
Borac Banja Luka – Omonia 0-0
Celje – TNS 3-2
Cercle Brugge – Basaksehir 1-1
Chelsea -Shamrock Rovers 5-1
Djurgarden – Legia 3-1
Hearts – Petrocub 2-2
Heidenheim – St. Gallen 1-1
Jagiellonia – Olimpija Ljubljana 0-0
Larne – Gent 1-0
LASK -Vikingur Reykjavik 1-1
Lugano – Pafos 2-2
Molde – Mlada Boleslav 4-3
Panathinaikos – Din. Minsk 4-0
SK Rapid – C Copenhagen 3-0
TSC Bačka Topola – Noah 4-3
Guimaraes – Fiorentina 1-1
Shaban Sinani / TV koha
![]()







