Të tjera lajme

Shoqata Tradita këtë vit do të ndajë çmimin Selim Ramadani

Bordi i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita” me seli në Tetovë, mbajti mbledhje në të cilën u analizuan projektet kulturore dhe artistike të realizuara gjatë vitit të kaluar. Njëherazi u diskutua edhe lidhur me programin e punës që parashikohet të realizohet gjatë këtij viti. Sipas kryetarit të kësaj shoqate Selam Sulejmani, për këtë vit janë paraparë shumë aktivitet në mesin e tyre, mbajtja e Edicionit XII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”, botimi i revistës për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”, ndarja e Çmimit kombëtar “Ali Vishko”, përfundimi i fazës së dytë të projektit “Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe faunës në Malin Sharr – imperativ shoqëror” dhe përkujtimi i personaliteteve të shquara që kanë dhënë kontribut të çmuar dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare.“Në këtë mbledhje, në vijim të angazhimit tonë për nderimin e figurave të merituara të hapësirave tona, Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” mori vendim për themelimin e çmimit “Selim Ramadani”. Pra, ky çmim do të mbajë emrin e aktorit të gjeneratës së parë të Teatrit të Prishtinës, i cili njëherazi ka qenë i pari aktor profesionist nga Tetova. Çmimi “Selim Ramadani” do t’u jepet personaliteteve për kontribut të theksuar në lëmin e artit, të letërsisë dhe të kulturës sonë dhe i njëjti do të ndahet në manifestimin e përvitshëm kulturor lidhja na bashkon” tha Sulejmani. Ndryshe, më tej, nga kjo shoqatë kanë shpalosur edhe biografinë e aktorit tetovar tashmë të ndjerë Selim Ramadani.Ai lindi në Tetovë më 19 prill 1947.TV KOHA

Të fundit