Të tjera lajme

Limani: Rrugët në Gostivar të kalueshme

Me fillimin e reshjeve të borës, operatori ekonomik i angazhuar nga komuna e Gostivarit bashkë me ndërmarrjet komunale janë në terren dhe në mënyrë permanente po pastrojnë rrugët nga bora. Për rrjedhojë, të gjitha rrugët, si në qytet ashtu edhe nëpër fshatra janë të kalueshme, përfshirë këtu edhe fshatrat më të thellë malor, kështu deklaron kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili siguron qytetarët se ekipet e pastrimit do të mbeten në detyrë për aq kohë sa ka nevojë, ndërsa rrugët e qytetit bashkë me fshatrat do të jenë të kalueshme. Tonikisht – Valbon Limani Ndryshe, komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, andaj autoritetet rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve. Ndryshe, sinoptikët paralqjmërojnë se nga dita e nesërme vala e të ftohtit do të dobësohet dhe do të jetë në fazë të tërheqjes, megjithatë moti do të jetë i ftohtë dhe i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të ketë nga -8 deri -2•C, ndërsa maksimalja nga -2 deri më 4C. Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Kodrën e Diellit dhe atë -10C.

Të fundit