Të tjera lajme

Rritet numri i pacientëve në repartin e ortopedisë

Për 20 përqind është rritur numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në repartin Ortopedisë në spitalin Klinik të Tetovës. Në këtë repart për çdo dit të paktën 10 pacientë vijnë më lëndime trupore nga rrëshqitja në akull. Sipas mjekut Mirosllav Koçovski, dëmtimet më të shpeshta në tre ditëve të fundit janë thyerjet në nyjet e këmbëve por edhe të duarve. “Ditëve të fundi, reshjet e borës që na kapluan shkaktuan një rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë në ambulantën tonë ortopediko-traumatologjike për rreth 20 për qind. Më së shpeshti dëmtohen nyjet e këmbëve dhe të duarve, ndërsa tek më të moshuarit më së shpeshti dëmtohet pjesa e e epërme e këmbëve, parakrahu dhe nyjet e duarve. Ne jemi mirë të ekipuar dhe iu përgjigjemi qoftë në mënyrë operative apo ambulantore të gjitha kërkesave. Në ditë diku rreth 10 persona kërkojnë ndihmë me fraktura në ekstremitete’, thotë Koçovski.Disa nga qytetarët shprehen të revoltuar se disa nga trotuaret kryesore në qytetin e Tetovës nuk janë të pastruar.AnketaNë ndërkohë, nga komuna e Tetovës thonë se ekipet e Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova, janë në terren dhe pastrojnë edhe trotuaret.Deklarat besartaEkipet e Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova edhe sot ishin në teren për të pastruar trotuaret, ndërsa një pjesë e dyqaneve nuk kanë bërë pastrimin të njëjtës edhe pse e kanë obligim ligjor. TV KOHA

Të fundit