Çerdhja në fshatin Përshefcë të komunës së Tearcës pritet që së shpejti të pranojë fëmijët e parë.Procedurat tekniko-admnistrative janë drejt përfundimit dhe pas dhjetë ditëve duhet që të fillojë regjistrimi i fëmijëve. Kështu, thotë kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri. Ndonëse fillimin me punë të kësaj çerdhe e kanë përcjellur shumë vonesa, megjithatë kryetari Neziri, nënvizon se këto vonesa janë bërë për shkak se ata është dashur që të sigurojnë filter- stacion për ujërat e zeza, stacionin për filtrimi për ujin e pijshëm dhe infrastukturën brenda objektit.
“Propozim -sistematizimin e kemi dërguar tek ministria e punës dhe politikës sociale dhe që është miratuar .Këtë propozim e kemi dërguar tek ministria informatikës apo administratës dhe ministria e financave që nuk dyshojmë se do të kthen një përgjigje pozitive dhe e plotësuar mbi bazën e kërkesave të dëshmuara për nevojat që ka çerdhja dhe kërkesa jonë ka qenë rreth që të bëhen 70 punësime” kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri.
Sipas kreut të komunës së Tearcës Nuhi Neziri regjistrimet në çerdhe do të fillojnë pasi të zgjidhet drejtori i ri .
“Sot emërohen antarët e bordit, nesër e kemi vizitën përfundimtare dhe në afat prej tetë ditësh me daljen në gazetën zyrtare të konkursit për drejtor se për momentin kemi ushtrues detyre për këta procedure dhe me zgjedhjen e drejtorit fillon procedura për regjistrimin e fëmijëve dhe të punësuarve në çerdhe.” tha Neziri.
Kohë më parë Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani thotë se për vonesat e hapjes së çerdhes fajtore është komuna pasi që ministria i ka kryer obligimet e veta.
“Varet prej tyre, unë jap leje për hapje, dhe këtë leje e kanë, dhe varet prej tyre tani. Lejen e kanë marrë para një apo dy jave. Tani lejen atë ditë që e japim ne që atë ditë mund të realizohet, varet sa janë përgatitur ata”, u shpreh Fatmir Limani, Ministër i Politikës Sociale.
Çerdhja në komunën e Tearcës filloi të ndërtohet në vitin 2022, ndërsa është një financim i përbashkët i Komisionit Evropian, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale si dhe komunës së Tearcës, në vlerë prej rreth 1.5 milion eurove. Kapaciteti në sipërfaqe i çerdhes në Tearcë është rreth 2100 metra katrorë ku do të mund të qëndrojnë mbi 170 fëmijë.
TV KOHA







