Të tjera lajme

Drenovec, bukë falas për çdo familje nevojtare

Edhe këtë vit, në lagjen Drenovec do tě shpërndahet bukë për familjet në nevojë. Sikurse viteve të kaluara, ky aksion organizohet gjatë muajit të shenjtë të ramazanit, muaj ky që njihet edhe për solidaritet dhe bamirësi.Gjatë këtij muaji , qytetarët ose familjet që janë në nevojë, mund të marrin bukë falas në furrën e bukës Bereqeti në lagjen Drenovec, përballë Gjimnazit 7 marsi. Për të realizuar këtë aksion, janë organizuar donatorë nga lagja Drenovec, të cilët në bashkëpunim edhe me disa mërgimtarë u dali në ndihmë atyre që më ë shumti kanë nevojë. Donarët kanëmarrë përsipër të paguajnë bukët për të gjithë ata të cilët për shkak gjendjes së rënduar ekonomike në këtë situatë nuk kanë mundësi t’i blejnë.

Harbin ef Idrizi (imam në xhaminë e re në Drenovec)Ndryshe, në këtë lagje për herë të tetë organizohet ky aksion ku të gjithë ata që kanë nevojë mund të marrin bukë falas.Gjatë viteve të kaluara, sipas informacioneve, maksimum deri në 200 bukë janë ndarë brenda ditës për banorët. Muaji i shenjtë i Ramazanit tradicionalisht në Tetovë, Gostivar dhe gjithandej aktivizon shoqatat humanitare, njerëzit human dhe bamirës të cilët dalin në në ndihmë skamnorëve.TV KOHA

Të fundit