Të tjera lajme

Vijat e bardha për këmbësorët në shumë rrugë mezi vërehen

Vijat e bardha për këmbësorët në shumë rrugë të Tetovës mezi shihen.Kjo përbën problem si për këmbësorët poashtu edhe për vozitësit.Ndërkaq, më problem paraqitet situata gjatë orëve të natës kur vizë-bardhat aspak nuk duken dhe janë burim potencial për aksidente trafiku. Kësisoji,kohëve të fundit nëpër rrugët e Tetovës, sidomos ato dytësore, gjithnjë e më pak shihen vizat e bardha për këmbësorët apo vijat ndarëse të rrugëve. Më problem paraqitet edhe në disa rrugë periferike, ku pothuajse asnjëherë nuk ka vija ndarëse ose vizë-bardha për këmbësorët.Nga policia thonë se në secilën periudhë të vitit kryen vëzhgime në terren dhe në ato vende ku është hasur mungesa e vijave të bardha që shënojnë ndarjen e korsive por edhe vizbardhave, është përgatitur raporti përkatës dhe është kërkuar nga organet kompentente që në kohë sa më të shpejtë të shënohe që të mund këmbësorët pra të kenë më të qartë se ku ta kalojnë rrugë, dhe po ashtu vozitësit ta kenë qartë se ku e kanë kufirin e korsisë në të cilën lëvizin, thonë nga policia e Tetovës.Nga komuna e Tetovës thonë se do të ndërmarrë aktivitete për ruajtjen më efikase të dukshmërisë së vendkalimeve për këmbësorë, në vend të praktikës së mëparshme të angazhimit të një kompanie për atë punë. “Shënimi i rrugëve në vendkalimet e këmbësorëve, nëse nuk bëhet me ngjyrë afatgjatë, do të duhet të bëhet çdo vit dhe ky është obligim i komunës, ndaj përvoja jonë e deritanishme ka treguar se kjo nuk mund të arrihet me operator të jashtëm sepse burimet dhe procedurat formale për sigurimin e një operatori të jashtëm janë më afatgjata kurse nevojat janë më urgjente”, thonë nga komuna e Tetovës. Nga komuna e Tetovës thonës se janë të angazhuar që të blihen të gjitha makineritë e nevojshme që vet të bëjnë shënimin e vijave të bardha në rrugë.Brenda vitit, komuna e Tetovë ndanë 1.5 milion denarë për vijat e bardha, para këto që nuk mjaftojnë sepse këto mjete ndahen që mirëmbajta të bëhet një herë në vit, ndërsa rregullat parashohin që rrugët të paktën dy herë brenda vitit të shënohen me ngjyrë të bardhë.

TV KOHA

Të fundit