Të tjera lajme

FUTBOLL: KF BESA SHPRESON NË MREKULLI

Java e  fundit e  kampionatit në Ligën e parë të  futbollit vendor që zhvillohet të shtunën, do të përcakton cila nga dy skuadrat AP Brera apo Besa do të luan në barazh për të mbetur në elitë

Kampionati në  Ligën e  parë të futbollit vendor   përfundon të shtunën me ndeshjet e  xhiros së 33-të.  Sa  i përket  epilogut të këtij  kampionati  çdo  gjë u  bë e ditur  javën e kaluar  kur  ekipi i Shkëndijës  me  fitoren  kundër  Rabotniçkit  siguroi  titullin  kampion, ndërsa  dihet  se  në pozitën e dytë dhe  të tretë  janë të  sigurt Sileksi dhe Rabotniçki. Me largimin e ekipeve Voska Sport dhe Gostivarit  nga garimi dilema e vetme në xhiron e fundit është se cila skuadër do të luanë në balotazh  për të mbetur në elitë. Dy ekipet që  në javën e fundit do të mundohen  ti  ikin barazhit  janë AP Brera e cila aktualisht ka  31  pikë dhe klubi i futbollit Besa e Dobërdollit  me  30 pikë. AP Brera të shtunën përballet me Rabotniçkin në Strumicë, ndërsa Besa është mysafire e Pelisterit në Manastir. Pra  çdo gjë do të mësohet nga epilogu i këtyre dy sfidave në Strumicë dhe Manastir. Klubi i futbollit Besa pavarësisht situatës është duke punuar që të del fitues në Manastir por edhe  eventualisht për ndeshjen e barazhit, këtë e pohoi kapiteni Armend Alimi

 “{Normalisht është ndeshja e fundit e kampionatit, është ndeshje e rëndësishme për ne. Ne shkojmë për ta fituar për ti marrë tre  pikët e fundit. Shpresojmë se  të jenë të mjaftueshme për të mbetur direkt në ligë, e nëqoftëse jo atëherë na pretë ndeshja e barazhit të jemi sa më të përgatitur  dhe të motivuar maksimalisht” deklaroi ARmend Alimi ka[pitetn e KF Besa.

Në xhiron e fundit të shtunën me fillim në ora 17:00  në javën e 33-të dhe të fundit të kampionatit takohen: Shkëndija – Sileksi, AP Brera – Rabotniçki, Pelisteri – Besa  dhe Tikveshi – Struga.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit