UEFA ka vendosur Feliks Zvajerin si kryesorin e takimit mes Mançester Junajtedit dhe Totenhemit. Finalja e Ligës së Evropës e cila do të zhvillohet më 21 maj në stadiumin “San Mames” të Bilbaos.
Arbitri gjerman në javët e fundit është vlerësuar shumë nga UEFA, e cila i besoi vetëm pak ditë më parë një ndeshje me rëndësi të veçantë siç ishte gjysmëfinalja e kthimit e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Arsenalit. Verën e kaluar ai arbitroi edhe gjysmëfinalen e Euro 2024 mes Anglisë dhe Holandës.







