Klubi i futbollit të femrave Luboteni doli fituese në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut duke mund ekipin Tiverija Brera nga Strumica me rezultatin 3-0
Klubi i futbollit të femrave Luboteni i Tetovës doli fituese në ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futbollin e femrave . Skuadra tetovare në stadiumin “Petar Milloshevski” te kampi stërvitor i FFM-së, dje pas dite mundi ekipin Tiverija Brera nga Strumica, me rezultatin bindës 3-0. Autore të golave për ekipin fitues ishin Ohadive Marian Ogoçukvu 2 gola dhe një gol Eva Veliçkovska . Drejtësin në këtë ndeshje finale e ndaji me autoritet të madh referja ndërkombëtare nga Gostivari Vjollca Izeiri . Derisa për ekipin Tiverija Brera kjo ishte finalja e katërt, ndërsa vetëm njëherë kanë arritur të fitojnë trofeun , ndërsa ekipi i Luboteni këtë trofe e fiton për të tretën herë radhazi . Televizioni Koha sot ishte në selin e klubit të futbollit për femra Luboten dhe morri prononcimin e kryetarit Dragolub Jovanovski i cili tha jemi krenar që tre herë radhazi jemi fitues të këtij trofeu.
‘’Po tre herë me radhë e fitojmë Kupën . Ishte një ndër ndeshjet më të rënda në finalet e Kupës. Ndihem shumë mirë, fituam 3-0 me meritë, me gol-averazhin mbresëlënës 34 me 0 deri në fund e fituam kampionatin’’ tha kryetari Jovanovski
Skuadra tetovare e futbollit të femrave Luboteni krahas Kupës me gjasa reale do ta fiton e edhe kampionatin këtij sezoni 2024/2025.
‘’ Po, diferenca është pesë pikë para ekipit të dytë ku ka edhe tre ndeshje për tu zhvilluar deri në fund. Shpresojmë se çdo gjë do kalon sipas planit dhe së bashku javë e ardhshme do ti gëzohemi titullit të ri kampion’’, tha numri një i klubit Jovanovski
Gjithsesi se më meritore për trofeun e tretë radhazi të ekipit tetovar Luboteni janë futbollistet të cilat kanë gjënë gjithçka nga vetja për të shënuar këtë sukses në mesin e të cilave edhe Hava Mustafa dhe Iva Jovanovska.
‘’Më e lumtur se kur ndihem, e kam pasur ëndur gjithmonë të jem kampion, ta fitojë kupën e Maqedonisë. Kemi edhe tre loja për të ta fituar edhe kampionatin , ishalla kemi sukses. Me këtë ekip jam shumë e lumtur dhe mendojmë se do j kemi sukses për ta fituar edhe kampionatin’’ deklaroi futbollistja Hava Mustafa
‘’Ndihem shkëlqyeshëm, këtë ndjesi dëshiron çdokush ta përjeton . Trofeu i tretë për mua , por për dikë i pari’’ tha iva Jovanovska.
Kujtojmë se klubi i futbollit të femrave krahas trofeut në finalen e Kupës, është shumë pranë edhe për të tretën herë radhazi të shpallet kampioni Maqedonisë së Veriut për sezonin 2024/2025







