Sot janë zhvilluar dy ndeshje të gjysmëfinales së Play-Off-it të kampionatit amerikan të basketbollit NBA, ku Minnesota eliminoi Golden State, ndërsa Boston shënon fitoren e dytë ndaj Nju Jorkut që avancon serinë e fitoreve 2-3.
Minnesota mposhti Golden State me rezultatin 121:110 dhe u kualifikua në finalen e Konferencës Perëndim me serinë e fitoreve 4-1.
Për fitoren e sotme dhe kualifikimin në finale në Konferencën e Perëndimit gjithsesi se më meritor janë basketbollistët më efikas si Julius Randle që realizoi 29 pikë dhe 8 kërcime, ndërsa Anthony Eduards e përfundoi ndeshjen me 22 pikë, 7 kërcime dhe 12 asiste. Te skuadra e Golden State më efikas ishte Podziemski i cili shënoi 28 pikë
Në Konferencën e Lindjes Boston ka mposhtur Nju Jorkun me rezultatin 127:102. Më efikas ishte Derrick White me 34 pikë. Kjo fitore i jep shpresë ekipit të Bostoni që në dy ndeshjet e radhës me fitore eventuale të kualifikohet në finale







