Të tjera lajme

Tetovës i shtohet dhe një park i ri afër Xhamisë së Larme në Tetovë

Me një intensitet më të madh po punohet në rregullimin e parkut të ri afër Xhamisë së larme në Tetovë, që sipas Komunës së Tetovës është një vend i ri për rekreacion me pajisje urbane. Ky vend, që është një hapësirë e rëndësishme e qytetit e cila në të kaluarën nuk është mirëmbajtur, kurse tani punohet për ta kthyer të njëjtën në një hapësirë që do të shfrytëzohet për qytetarët. “Fokusi ynë ka qenë gjithmonë në krijimin e hapësirave të reja tëgjelbërta. Së fundmi, Ndërmarrja Publike Komunale Tetova, tek Xhamia e Pashës ka punuar për krjimin e një parku të ri, apo vend për rekreacion. Është rafshuar ai vend, janë pastruar dhe mbeturinat dhe shpresojmë se në muajin qershor do të jetë gati”, deklaroi Albion Alili,zëdhënës i Komunës së Tetovës. Por, edhe përskaj rregullimit të kësaj zone me gjelbërim, Tetova vazhdon të ketë shumë pak hapësira për rekreim për shkak se pjesa më e madhe e hapësirave publike ose janë uzurpuar ose është betonizuar. Dukuri tjetër që e dëmton jetën urbane në Tetovë është ndërtimi i objekteve banesore pa parqe, pa kënde për fëmijë dhe pa asnjë gjelbërim. Nga Komuna e Tetovës shtojnë më tej, se ato pak hapësira që janë uzurpuar dhe që lirohen shndërrohen në parqe ose parkingje. “ Në bazë të aktiviteteve që kemi pasur me Inspektoriatin Komunal, disa hapësira publike që kanë qenë të uzurpuara nga garazhet dhe parkingjet private nga disa qytetarë të pandërgjëgjshëm edhe në ato vende do të ketë gjelbërime. Kujtojmë se krahas parkingjeve të reja që janë bërë për shfrytëzim nga vet banorët, në plan është që të shtohen hapësirat me gjelbërim” tha zëdhënësi Alili.Në ndërkohë, pjesa e parë e shëtitores përgjatë lumit, ka filluar të bëhet me mburoja hekuri por edhe pajisje urbane, por shpesh ndodh që nga qytetarë të pandërgjegjshëm, ose mbledhës të hekurit, të njëjtat të dëmtohen duke dhënë një imazh të keq për këtë pjesë ndër të rrallët në Tetovë që është me gjelbërim. Përveç pastrimit, trotuarët përgjatë lumit do të pajisen edhe me ulëse dhe ndriçim për natën.TV KOHA

Të fundit