Më 03.06.2026 në ora 12:40, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një grua 40-vjeçare nga një fshat i Gostivarit, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak nga bashkëshorti i saj 52-vjeçar se rreth orës 07:30, pas një debati të shkurtër në shtëpinë familjare, ajo e kishte sulmuar fizikisht, me çka kishte thyer një pjesë të mobilieve dhe i kishte dëmtuar celularin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
…..Më 03.06.2026 në ora 15:15 në SPB Tetovë është denoncuar se në fshatin Llukovicë të Tetovës, ka rënë zjarr në një shtëpi në pronësi të S.J.(75). Zjarri ka përfshirë tërë shtëpinë, ndërsa është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë. Nuk ka persona të lënduar. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi inspektues i SPB Tetovë.
……Më 03.06.2026 në ora 15:25 në SPB Tetovë, një burrë 71-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një 50-vjeçar nga një fshat i komunës së Bogovinës për një vlerë prej 500 eurosh. Sipas denoncimit, personi i kishte premtuar se do ta ndihmonte në procedurën për marrjen e kujdesit nga tjetri (ndihmës së huaj). Siç është denoncuar, ai ia ka dorëzuar dokumentet personale dhe i ka paguar 500 euro, pas së cilës personi ka ndaluar t’u përgjigjej thirrjeve të tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….Më 03.06.2026 në ora 16:10 në Njësinë Policore Galatë, J.A.(49) dhe bashkëshortja e tij S.A. nga fshati Pozharan i Gostivarit, kanë denoncuar se rreth orës 15:30 në fshatin Gallatë, pas një debati paraprak, janë sulmuar fizikisht nga E.I. nga fshati Vrapçisht i Gostivarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Më 03.06.2026 në ora 16:30 në DPB Gostivar, D.B.(50) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 13:30 në rr. “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, djali i tij 17-vjeçar, pas një debati paraprak, është sulmuar fizikisht nga një person i cili po punonte në rrënimin e një objekti pranë oborrit të tyre, dhe i cili ka tentuar t’ia marrë celularin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Më 03.06.2026 në ora 21:30 në fshatin Debresh të Gostivarit, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Sh.I.(21) nga fshati Vranjofcë. Gjatë kontrollit të një automjeti udhëtarësh “Nissan” me targa të Gostivarit, në të cilin ndodhej i denoncuari, në çantën e tij janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe para. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet padi përkatëse.
……Më 03.06.2026 në ora 19:40 në SPB Tetovë, Z.J.(45) nga fshati Bërvenicë ka denoncuar se rreth orës 17:30 në oborrin e kishës në fshatin Bërvenicë, djali i tij nëntëvjeçar është sulmuar fizikisht nga një fqinj i tyre i mitur. Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Më 03.06.2026 në ora 23:10 në DPB Gostivar, L.M.(44) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 21:00 në rr. “APJ” (JNA), djali i tij 17-vjeçar, pas një debati paraprak, është sulmuar fizikisht nga një person i gjinisë femërore, me çka ajo ia ka marrë dhe ia ka thyer celularin. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.
……Më 03.06.2026 në ora 22:15 në rr. “Zhivko Brajkoski” në Gostivar, pas informacioneve të marra paraprakisht dhe masave të ndërmarra, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë gjetur në një kosh mbeturinash disa paketime me marihuanë. Paketimet e gjetura është marrë për ekspertizë dhe po merren masa për përcaktimin e pronësisë dhe për zbardhjen e plotë të rastit.







