Të tjera lajme

Koordinatori Nacional për Implementimin e Teknologjive të Reja, z. Blerant Ramadani,dorëzon dorëheqjen e tij të parevokueshme

Të nderuar qytetarë, bashkëpunëtorë dhe miq,

Sot kam vendosur të dorëzoj detyrën si Koordinator Nacional për Implementimin e Teknologjive të Reja – një përgjegjësi që e kam ushtruar me përkushtim, integritet dhe vizion për zhvillimin e vendit.

Falënderoj Aleancën për Shqiptarët për besimin, Kryeministrin për mundësinë, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët institucionalë e partnerët për mbështetjen dhe profesionalizmin.

Kjo dorëheqje nuk është fund, por një hap reflektimi dhe përgatitje për sfida të reja. Mbetem i përkushtuar të kontribuoj aty ku angazhimi im mund të sjellë vlerë.

Me respekt,

Blerant Ramadani

Të fundit