“Këtë lojë nuk e nisëm ne. Ali Ahmeti nuk është dashur të futet në kështu lojëra për të tërhequr deputetë dhe individë të caktuar sepse mekanizmat për të marrë deputetë duke qenë pjesë e Qeverisë janë shumë më të mëdha por ky nuk ka qenë fokusi ynë. Fokusi ynë ka qenë implementimi i programit qeveritar dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve. Nga momenti kur Aliu e hapi lojën, ne nuk do të rrimë duar kryq, ne do të ofrojmë që çdo kush që është i interesuar që të jetë pjesë e qeverisë dhe pjesë e përkushtimit tonë për realizim të programit në të mirë të qytetarëve, të jetë pjesë e këtij koalicioni parlamentar”, tha Bilall Kasami.







