Të tjera lajme

Besa Shop, kompania e vetme që riciklon materialet inerte

Kompania Besa Shop, mbetet një ndër kompanitë e vetme në Pollog e cila merret me reciklimin e mbeturinave të forta. Kjo kompani e cila ndodhet në zonën industriale në Bogovinë, ka karrakter multifunksional sepse krahas veprimtarisë për asfaltim, gërmim, kanalizim dhe shkatërrimin e objekteve, transportin e mallrave, poashtu merret me reciklimin e mbeturinave të forta. Pronari i kësaj kompanie Fatmir Abazi thotë se qëllimi kryesor kur është themeluar kompania ka qenë që të mbrohet ambienti, ngase gjithandej ka deponi me mbeturina të forta. Krahas makinerisë adekuate, kjo kompani ka marrë përvojë edhe nga vendet e Bashkimit Evropian, ekspertë të ndryshëm, që të funksionojë sipas standardeve bashkëkohore në këtë sferë.

Kompania Besa Shop ka mbi 50 makineri të rënda. Pronari Abazi thotë se është dashur të kalojnë 20 vite që kjo ëndërr të bëhet realitet. Ai thotë se gjatë orishjes së objekteve të vjetra ka pasur mungesë të deponive adekuate dhe institucionet ishin pak të interesuara për ta zgjidhur këtë problem, kështu që është detyruar vetë të furnizohet me makineri adekuate.

Ai tregoi se “Besa Shop” 90 përqind të punëve i ka me sektorin privat. Sipas tij, riciklimi sjell shumë dobi në shumë sfera, ndërsa thotë se jemi shumë pas Evropës në këtë drejtim.

Në lidhje me mungesën e punëtorëve që viteve të fundit po vërehet në Maqedoni, ai tha se “Besa Shop” nuk ka hasur në vështirësi dhe se kanë staf stabil dhe shumë profesionist.

 

Të fundit