Kryetari i FFM-së Masar Omeragiq sot para gazetarëve foli për planet e këtij institucione sportiv, për përfundimin e kampionatit 2024/2025, implementim e sistemit VAR si dhe për UEB faqen e re që përpunim e siper.
Në takimin e sotëm me gazetar kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë , Masar Omeragiq foli për përfundimin e kampionatit 2024/[2025 , largimin nga garat të ekipeve Voska Sport dhe Gostivari, implementimin e sistemit VAR në kampionatin e ri 2025/2026 si dhe për sistemin e ri të garave që do të implementohet nga kampionati 2026/2027. Omeragiq gjithashtu përmendi se kampionati i ri do të zhvillohet për tre ditë dhe atë e premte e shtunë dhe e diel çdo ditë nga dy ndeshje dhe të njëjtat do të transmetohen drejtpërdrejt në Arena sport dhe TVM. Pyetjes të gazetarit të televizioni Koha pse UEB faqja e FFM nga viti i ri është vetëm në gjuhën maqedone , kryetari i FFM-së Masar Omeragiq tha se është në përpunim e sipër dhe e njëjta do të jetë në gjuhën maqedone, shqipe dhe angleze
Kryetari Omeragiq njoftoi se ndeshjet në kampionatin e ri do të luhen me topin e kompanisë Puma, ndërsa Liga e dytë do të jetë e kompletuar në mesin e të cilave edhe Besa e Dobërdollit edhe pse në disa mediume është publikuar se kjo skuadër do të tërhiqet nga garat në kampionatin e ri.
SHABAN SINANI – TV KOHA







