Projekti i uji të pijshëm në fshatin Pallçisht akoma nuk ka përfunduar edhe pse për këtë projekt janw zhvilluar disa protesta duke bllokuar rrugën në këtë fshat por edhe protesta para komunës së Bogovinës. Por, ky venbanim asesi të furnizohet në mënyrë normale me ujë. Kryetari i Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu për TV Koha tha se kanë mbetur edhe 10 metra për tu lidhur me komorën e vjetër dhe ky projekt ka shumë pak punë.
“Sa i përket projektit për ujin në fshatin Pallçisht unë disa herë kam dhënë deklarata se projekti është krye. Shumë pak punë ka për tu lidhë me komorrën e vjetër nja 10 metra edhe punët janë krye. Presim nga ministria mandej të bëje lëshimin e këtij projekti që do të thotë se qytetarët presin që sa më shpejtë të përfundoje ky projekt.”
Qytetarët e këtij vendbanimi qw një kohë të gjatë janë pritje të përfundimit të projektit pwr ujin e pijshwm që është jetik, ndërsa qasja e instititucioneve duhet të jetë më serioze. TV KOHA







