Të tjera lajme

ÇFARË PO NDODH NË QËNDRËN E RE TREGËTARE NË TETOVË DERI KUR KËSHTU ?! (VIDEO)

Mbrëmë rreth orës 23 në Qendrën e Re Tregëtare në qytetin e Tetovës, një e mitur 14 vjecare ka tentuar të hidhet nga kati i dytë në pjesën nga rruga e Ilindenit. Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë ajo është shpëtuar në momentet e fundit dhe shkaqet e këtij akti akoma janë të paqarta.

Viteve të fundit, kjo qendër tregëtare e  cila ndodhet në zemër të Tetovës, dhe nuk është aq e frekunetuar, është shndërruar në vatër të ndodhive dhe fatkeqësive të ndryshme.

Para disa muajsh, një tjetër e mitur tentoi që ti jap fund jetës, por falë intervenimit spektakolar të qytetarëve dhe policisë arriti të shpëtohet.

Kurse, në vitin 2023, fatkeqësisht një tjetër e mitur humbi jetën pasi u hodh nga kati i tretë i kësaj qendre tregëtare.

Në orët e vona në këtë qendër gjegjësisht në katin e parë dhe të dytë gjejnë strehim person të varur nga lëndët narkotike, kurse ka indikacione se këtu bëhet edhe shitblerja e drogës.  Gjatë muajit mars, në javën e parë të ramazanit në kohë iftari, shpërtheu një zjarr në hapësirat e TV Koha duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe ndërprerje të programit për disa ditë, dhe ky rast vazhdon të mbetet i pa zbardhur dhe pa ditur shkaktarët. Përndryshe, kjo qendër është ndërtuar në vitin 1997 në lokacionin e ish tregut të Tetovës dhe që nga hapja e saj nuk ka qenë aq funksionale. Kjo qendër ka rreth 350 lokale prej të cilave më pak se gjysma janë në funksion.Qendra është  e hapur,  nuk ka ndricim dhe askush nuk përkujdeset për mirëmbajtjen e saj. Gjatë cdo fushate parazgjedhore të gjithë kandidatët për kryetar komune premtojnë zgjidhjen e këtij problemi por deri më tani askuzsh nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret. Ky është momenti i fundit që organet kompetente të veprojnë dhe bashkë me pronarët e lokaleve të gjejnë një zgjidhje për të shmangur tragjeditë e tilla dhe të përmirësojnë kushtet e afaristëve në këtë qendër tregëtare.

Të fundit