Të tjera lajme

LIGA E PARË: TË PREMTEN HIDHET SHORTI PËR KAMPIONATIN E RI

Të  premten në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të  hidhet  shorti për kampionatin e ri 2025/2026 që  fillon më 8, 9 dhe  10 korrik. Risi e  këtij kampionati është implementimi i sistemit WAR.

 Kampionati në Ligën e Parë sezoni 2025/2026 është caktuar që të  fillon më  8,9 dhe 10 gusht. Sipas komisionit të garave ndeshjet e Ligës  së pare  do  të zhvillohen gjatë  tre ditëve dhe atë nga dy ndeshje  të  premten, të shtunën dhe të dielën. E veçanta e sezonit të ri  2025/2026 është se përherë të parë do të implementohet sistemi WAR që është një kërkesë  edhe nga  organet e  UEFA-s .

Jo zyrtarisht thuhet se shorti për kampionatin e ri në  Ligën e parë do të  hidhet të premten më 25  korrik ku të pranishëm pritet të jenë të gjithë përfaqësuesit e 12-të ekipeve pjesëmarrëse të cilët do të njihen edhe me disa risi kur dihet se nga sezoni 2026/2027 kampioni do të numëron 10  ekipe dhe  do të zhvillohet me  sistemin katër rrethor . Sezoni  vjeshtor  starton më 8 gusht, ndërsa përfundon më 11 dhjetor.

Ndërkohë  që kampionati  në Ligën e dytë  pjesa  vjeshtor  starton më  23 korrik. Të gjitha ekipet pjesëmarrëse deri të premten më 25 korrik  duhet të paguajnë një pjesë të  kootizimit.

Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit