Të tjera lajme

ISMAILI – SIVJET RENDIMENTI I MOLLËVE 80 % MË I ULËT

 Ka filluar  sezoni i vjeljes së mollëve. Në krahasim me vitin e kaluar shkaku I  ngricave  pranveroren  sasia  e  mollëve   ka  rënë  afro  80  përqind   përkundër faktit  se cilësia  dhe çmimet  janë nivel 

  Ky është sezoni i vjeljes së mollëve, ndërsa në plantacionet në vend mbizotëron një laramani ngjyrash. Për kultivuesit ky sezon nuk ka qenë edhe gjithaq i frytshëm, bazuar edhe te fakti se këtë vit ka 80 për qind më pak rendimet, shkaku i ngricave që ndodhi në fillim të pranverës

   “Sivjet shkaku i ngricave pranverore sasia është 80 për qind më pak, ndër sa  cilësia është në nivel si duhet, mirëpo shkaku i ngricave pranverore ka  dështuar sasia”.

Por ajo që i shqetëson më së shumti ata që kultivojnë këtë rendiment është plasmani në treg. Vendi ynë ka sasi të mëdha të mollëve, madje më shumë se sa i nevojitet, prandaj shitja e tyre do të jetë e vështirë.

 “ Me plasmanin nuk kemi  problem se sivjet ka mungesë të madhe të mollëve çmimi është I lartë dhe besoj që të mbetet  gjithmonë ç’ashtu pasi ka  pasur  ngrica  dhe  janë zvogëluar edhe sipërfaqet shkaku se  nuk  ka  njerëz për të punuar. Edhe  çmimi do të jetë i lartë

Ashtu  si kultivues të shumtë që merën me këtë rendiment edhe Amet Ismaili nga Sellarca e Epërme, problemin më të madh e ka me fuqinë punëtore ndaj edhe punojnë familjarisht vetëm e vetëm për ti mbuluar ato.  

 “Vjeljen e bëjmë me familjarët tanë shkaku  se  nuk ka  punëtorë, Edhe  sasitë i kemi zvogëluar i kemi shkulë gjysmën e sipërfaqeve i kemi bërë dru shkaku i punëtorëve’’,. tha ai

Ashtu  si Amet Ismaili edhe kultivuesit tjerë të mollëve në vendin tonë ndihmesë të vetme  nga  shteti kanë subvencionet  e zakonshme .

Në nivele republikan çdo vit mesatarisht mbillen rreth 3 mijë hektar, ndërsa pritet që të mblidhen rreth 50 deri 60 mijë tonë mollë. Krahasim me vitet e kaluara, këtë vit si duket do të ketë shumë më pak rendiment.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit