Të tjera lajme

LIGA E  PARË: SHKËNDIJA-BASHKIMI HAPIN SIPARIN E XHIROS SË PESTË

Nesër  në  kuadër  të  xhiros së pestë  në Ligën e parë  të futbollit vendor  në program janë  dy  përballje Shkëndija – Bashkimi  që  fillin në  ora  15:30  dhe  Vardari – Makedonija Gj.P  që  fillin në ora  19:00. Katër  ndeshjet  tjera  të xhiros së pestë zhvillohen të shtunën dhe të dielën

 Java e pestë e sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor hapet me ndeshjen  derbi Shkëndija – Bashkimi, që do të zhvillohet nesër me fillim në ora  15:30 në stadiumin e qytetit  në Tetovës, Dy ekipet  aktualisht  gjenden  në  pjesën e epërme  të  tabelës  ku  shkëndija  ka 2  fitore, një barazim  dhe  një ndeshje të  anuluar, ndërsa  Bashkimi  gjithashtu  ka  grumbulluar 7 pikë me  2  fitore  1 barazim  dhe një  humbje.  Interesimi  për  këtë ndeshje  është e  madhe  ku  dihet  se   në  tribunat  e stadiumit krahas tifozëve vendas me në  krye  tifo  grupin Ballistët, pritet të jenë edhe  tifo grupi ‘’Ilirët‘’ nga Kumanova. Sulmuesi Fiton Ademi   thotë se qëllimi i  ekipit tetovar mbeten tre pikët

 ‘’Bashkimi rikthehet pas 17 vitesh në Tetovë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë, por qëllimi jonë janë vetëm tre pikë dhe shpresoj të ia arrijmë”  deklaroi  futbollisti Fiton Ademi 

Futbollisti Fitona Ademi për ndeshjen e nesërme ka edhe apel drejtuar tifozëve.

Bëj apel për publikun që të vijnë në numër sa më të madh dhe të na mbështetin dhe ne ti gëzojmë me tre pikët në fushën e lojës

Bashkimi pas plot 17 viteve si pjesë e elitës së futbollit udhëton drejt Tetovës për t’u përballur me kampionin në fuqi të Maqedonisë   ekipin e Shkëndijës  që është një sfidë e madhe në një ambient sfidues, ku do të luftohet për çdo top, për çdo centimetër fushe. Futbollisti tetovar i  ekipit të bashkimit pret një derbi të zjart edhe pse e dinë që ekipi kuqezi është favorite

  ‘’Pas asaj humbjes me Strugën jemi përgatit edhe psiqikisht edhe taktikisht edhe  jemi  duke  punua dita  ditës  për derbin në Tetovë. E dimë çfarë ekipi  është Shkëndija , ekip favorite, por  pavarësisht asaj ne jemi përgatitur maksimalisht si ekip  dhe individualisht. Një derbi i madh shqiptar por prapë se prapë besojmë se ne do shkojmë për rezultat pozitiv në Tetovë’’  deklaroi Ardit  Demiri

 Po  nesër  me  fillim në ora  19:00,  në arenën ‘’Todor Proeski{‘’ në Shkup  do të  zhvillohet   ndeshja e dy  skuadrave  shkupjane  Vardari – Makedonija Gj.P.  Të shtunë në ora 15:30 takohen  Sileksi –Rabotniçki  dhe AP Brera – Shkupi, ndërsa të  dielën në ora  15:30  takohen  Pelisteri – Arsimi dhe Struga Trim Lum – Tikveshi.

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit