Kujdesi për të moshuarit është prioritet i yni.
Së bashku me këshilltaren dhe kryetaren e Këshillit Social të Komunës së Tetovës, vizituam dy familje në Tetovë të cilat përfitojnë nga shërbimi “Ndihma dhe kujdesi në shtëpi”, një program i suksesshëm që realizohet nga Shoqata Qytetare Milenium.
Ky shërbim u ofron të moshuarve që jetojnë vetëm dhe personave me sëmundje të rënda e kronike kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme, në ambientin e sigurt dhe të rehatshëm të shtëpive të tyre.
Nën udhëheqjen time si kryetar i komunës, mbetem i përkushtuar për të mbështetur çdo organizatë që ofron shërbime sociale për qytetarët tanë. Kujdesi për të moshuarit dhe kategoritë tjera sociale është dhe do të mbetet prioritet i yni.







