Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka prezantuar një nga projektet më ambicioze për transformimin e qytetit — shndërrimin e kazermës së vjetër në Parkun e Qytetit dhe Qendrën e Re Administrative të Tetovës.
Parku i Qytetit & Qendra e Re Administrative
Një nga projektet më transformuese për Tetovën do të jetë shndërrimi i kazermës në zemrën e re të qytetit.
Në hapësirën prej 150 000 m², do të ndërtohet Parku më i madh qytetar – me gjelbërim, shëtitore, hapësira për rekreacion, aktivitete sportive dhe kulturore.
Krahas tij, në një hapësirë prej 45.000 m² do të ngrihet Qendra Administrative e Tetovës, ku do të vendosen të gjitha institucionet publike: Komuna, Gjykata, Prokuroria, Kadastra, Librat Amë, Policia dhe të tjera.
Projektet pritet të sjellin:
Parkun e parë të madh publik në qytet.
Rend urban dhe fund kaosit të komunikacionit.
Shërbime administrative të bashkuara në një vend.
Rreth 1000 vende të reja parkimi.
Frymëmarrje për Tetovën, më shumë hapësirë e gjelbër për sport dhe rekreacion.
Një Tetovë me plan, me park të qytetit, që zhvillohet dhe trajton me respekt hapësirën publike.
Tetova do të transformohet. Parku dhe Qendra Administrative janë fillimi i këtij transformimi.
Sipas Rexhepit, ky është fillimi i transformimit të madh të Tetovës, që do ta kthejë qytetin në një qendër të zhvillimit, gjelbërimit dhe planifikimit të qëndrueshëm urban.







