Me dy ndeshjet e javës së 13-të që u zhvilluan sot, Shkëndija – Makedonija Gj.P që përfundoi dhe Sileksi Shkupi u kompletua java e 13-t e sezonit vjeshtor n Ligën e par të futbollit vendor . Java e 13-të karakterizohet me gjatë fitore të ekipeve vendase dhe 27 gola të shënuar
Në stadiumin e qytetit n Tetovë ekipi i Shkëndijës regjistroi fitoren e 8-të sezonale, kësaj radhe mundi ekipin Makedonija Gj.P me rezultatin 7-2. Kujtojmë se skuadra mysafire shkaku i problemeve të brendshme , në këtë ndeshje në fushë zbritën me lojtarët e rinj. Çka të thuhet për ekipin kuqezi se këtë ndeshje por fitores së thellë çdo gjë tjetër duhet harruar. Autor të golave ishin Atdhe Mazari, 2 gola , ndërsa Florent Ramadani, Enes Meliqi, Fiton Ademi , Egzon Belica dhe Liridon Latifi shënuan nga 1 gol. Për ekipin mysafir shënuan Almin Etemi dhe Omar Sulejmani . Me tre pikët e sotme Shkëndija vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 27 pikë dhe me një ndeshje më pak. Autori i dy golave në këtë ndeshje Atdhe Mazari deklaroi se ndihet i lumtur për dy golat e parë në[ këtë kampionat
Po sot në Kratovë Sileksi mundi Shkupin me rezultat 5-1. Në ndeshjet e kësaj jave që u zhvilluan të shtunën dhe të dielën u regjistruan këto rezultate: Bashkimi – Rabotniçki 2-1, Struga Trim Lum – Arsimi 4-0, Vardari – Tikveshi 3-1 dhe Pelsiteri – AP Brera 1-0. Pas kompletimit t javës s 13 tabelën e kryeson Vardari me 33 pikë , para Struga Trim Lum me 32 dhe Shkëndija me 27 pikë dhe një ndeshje më pak. Për shkak të obligimeve të reprezentacionit për dy ndeshjet e nëntorit, liga e parë do të ketë pauzë disa ditore..







