Ka përfunduar kampionati ballkanik i karatesë për kadet junior dhe U-21, Rijeka 2025, ku reprezentacioni i Bosnjës doli fitues i përgjithshëm me 33 medalje, ndërsa Maqedonia u rendit e teta me 10 medalje të fituara
Këtë fundjavë u majtë edicioni i 25-të jubilar Kampionati Ballkanik i Karatesë për kadet, junior dhe U-21, ku morën pjesë 1230 garues nga 13 vende ballkanike. Fitues i përgjithshëm i këtij edicioni jubilar doli reprezentacioni Bosnja e Hercegovinës me 33 medalje para Turqisë me 28 dhe Serbisë me 25 medalje. Maqedonia e Veriut u rendittë e teta me 10 medalje 1 të artë , 5 të argjendit dhe 4 të bronzta. Pas kthimit nga Kroacia drejtori sportiv i Arlind Huseini tha se krahasuar me vitet e kaluar rezultatet janë më të dobëta por këtë vit konkurrenca ishte shumë më e madhe
‘’Mund të them se jemi më pak të kënaqur se sa vitin e kaluar, pasi se vitin e kaluar ishte shumë më mirë sa i përket rezultateve. Por nuk do të thotë që ky vit ishte i pa suksesshëm. Edhe ky vit ishte i suksesshëm me tetë medalje të arritura nga reprezentacioni i Maqedonisë, një ndër ta edhe në kategorinë ekipore të u-21 ku fituam medaljen e argjendtë dhe shumë pak na mungoi që të fitojmë medaljen e artë. 1300 garues në këtë eveniment nuk është gjë e vogël të fitofsh medalje por me punë sakrificë erdhëm te këto medalje’’ deklaroi Arlind Huseini.
Sa i përket karateistëve shqiptar që ishin pjesë e reprezentacionit ata fituan gjithsejtë pesë medalje edhe pse realisht është pritur shumë më tepër se kaq
‘’Nëpër gjithësi nuk jam shumë i kënaqur me të arriturat siç thash edhe pak më parë, or të gjithë dhanë maksimumin në këtë garë edhe pse mundeshim edhe më tepër. Sa i përket pyetjes se shqiptarët sa fituan domethënë gjithsejtë pesë medalje fituan, . Ndoshta asnjë të artë por shumë afër ishim të fitojmë edhe medalje arri në kategoritë kadet junior dhe u-21. Por dhanë maksimumin, fati në sport kështu është se ndonjëherë mund mos jesh fitues im kategorisë. Por jam shumë i kënaqur me të arriturat e medaljeve edhe dua të theksoj se edhe seleksionuesit dhanë maksimumin treguan një cilësi trajneri , cilësi prindi se si duhet jetë detyra e seleksionuesit’’ tha Huseini.
Në këtë kampionat ballkanik të karatesë krahas garuesve , Maqedoninë e Veriut e kanë përfaqësuar me sukses edhe katër arbitra të cilët kanë ndaj drejtësi.







