Katër fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe dy fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 20 gola të shënuara është epilogu i javës së 12-të të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Shkëndija e Haraçinës e vetmuar kryeson tabelën me 32 pikë
Shkëndija e Haraçinës edhe nga trensferta me Vardarin e Negotinës kthehet kryelartë duke arkëtuar edhe tre pike të mëdha në realizimin e ëndrrës pë kualifikim në elitën e futbollit vendor. Autor të golave për haraçinasit në ndeshjen kundër Vardarit të Negotinës ishin Mario Desniq dhe Trpevski.
Bregallnica e Shtipit ka zhgënjyer tifozët vendas me disfatën kundër Bellasicës me rezultatin 0-1, me një gol të vetëm që e realizoi Kapsarov në minutën e 81-të. Pas kësaj përballje Bregallnica mbetet e dyta në tabelë me 27 pikë, ndërsa Bellasica katërta me 26 pikë
Rezultatet e xhiros së 12-të
Vardari Negotinë – Shkëndija (H) 1-2
Kamenica Sasa – Detonit Plaçkovica 2-2
Bregallnica – Bellasica 0-1
Ohri – Skopje 1-0
Kozuv – Osogovo 0-0
Novaci – Sloga Vinica 4-0
Prespa – Golemo Konjari 4-2
Teteks – Pobeda 1-0
Pas javës së 12-të tabelën e kryeson Shkëndija e Haraçinës me 32 pikë e ndjekur nga Bregallnica dhe Ohri që kanë nga 27 pikë, dhe Bellasica në pozitën e katërt me 26 pikë







