Të tjera lajme

NBA: DETROIT KRYESON LINDJEN ME 9 FITORE E 2 HUMBJE

Kampionati  amerikan  i basketbollit  ka  vazhduar edhe  sot me  9-të ndeshje   ku  skuadrat  mysafire  ishin më të suksesshme  në gjashtë takime. Konferencat përkatëse  i kryesojnë  Oklahoma në Perëndim dhe  Detroit në Lindje

 Tre fitore  për skuadrat  vendase dhe gjashtë të  atyre mysafire është epilogu i  9 ndeshjeve  të  zhvilluara sot në kampionatin amerikan  të  basketbollit  NBA

Skuadra e Lakers fitoi 121-111  ndaj  Charlotte  jashtë  fushe , duke korrur  suksesin e 8-të sezonal. Të  gjithë titullarët  e ekipit kalifornian   realizuan  mbi  10  pikë,  ndërsa  u veçua  Luka  Donçiç me  38 pikë e Reaves me 24 pikë.

Detroit  vijon  të  kryesoj në Konferencën e Lindjes , duke mposhtur  Washingtonin  me rezultat  137-135  pas  kohës  shtesë . Cuningham  ishte   lider  për  vendasit  pasi  realizoi   një ‘’Triple Doble’’ me 46 pikë, 12 kërcime  e 11 asist.

 Fitore  pas  kohës  shtesë ka  regjistrua edhe Miami  në përballjen me Cleveland  me rezultatin  140 – 138. Më  efikas  ishte Norman Powell  i  cili realizoi  33 pikë . Fitore të  sigurt  ka realizuar  Feniksi   që  mundi  Nju Orleansin me  rezultatin121 -98, Më efikas  ishte Grayson Allen  me 42 pikë

Konferencën e  Lindjes  e kryeson  Detroit me  9 fitore  dhe  dy  disfata, ndërsa   at t Perëndimit e kryeson  Oklahoma me  10  fitore e 1 disfatë

 

Të fundit