Stadiumi ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë nesër me fillim në ora 21:00, është nikoqire e ndeshjes së raundit të katërt të fazës së ligës në UEFA Konferencë Liga, mes ekipit Drita të Gjilanit dhe Shkëndijës së Tetovës . Tribunat e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë nga të gjitha viset shqiptare
Nesër në Prishtinë zhvillohet ndeshja e raundit të katërt në kuadër të fazës së ligës të UEFA Konferencë Liga mes Dritës së Gjilanit dhe Shkëndijës së Tetovës , ndeshje kjo e cila pritet të jetë një festë e madhe e dy skuadrave shqiptare në garat evropiane . Ndeshja e nesërme Drita – Shkëndija i paraprinë festë gjithë kombëtare 28 Nëntori Dita e Flamurit, prandaj pritet që në tribunat e stadiumit ‘’Fadil Vokrri’’ të jenë të stërmbushura me tifozë nga të gjitha trojet shqiptare. Numër i madh i tifozëve me në krye tifo grupi ‘’Ballistët{ nga Tetova në mënyrë të organizuar do të udhëtojnë në përkrahje të ekipit të tyre. Çka të thuhet për vet ndeshjen me ekipit Drita të Gjilanit dhe Shkëndijës së Tetovës, kur dihet se për dy ekipet është hera e parë që garojnë në këtë kompeticion të garave evropiane synojnë kualifikimin në fazën tjetër në Konferencë Liga .
Në pritje të kësaj ndeshje kampioni i Maqedonisë së Veriut , klubi i futbollit Shkëndija që drejtohet nga trajneri Jeton Beqiri vinë pas një disfate të pa pritur në përballjen me Arsimin e Çegranit, por të gjithë e dinë se ndeshjet ndërkombëtare kanë krejtësisht qasje tjetër dhe shpresojmë se ekipi kuqezi para publiku në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ do të jap më të mirën nga vetja. E njëjta gjë vlen edhe për skuadrën e Dritës që drejtohet nga strategu Zekirja Ramadani.
Pra ndeshja e nesërme mes Dritës dhe Shkëndijës se duhet të jetë i cilësisë së lartë, e pa kompromise për të dëshmuar se përfaqësimi i tyre në këto gara evropiane nuk është e rastit. Dy ekipet në fushë pritet të zbresin me formacionet më të mira që aktualisht kanë në radhët e veta. Andaj me lojë cilësore le të fiton skuadra më e mirë dhe më cilësore . Le të fiton futbolli. Ndeshja Drita – Shkëndija, luhet nesër me fillim në orën 21:00, në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë ndërsa drejtësi do të ndanë arbitri danez Mikkel Redder.
SHABAN SINANI – TV KOHA







