Ministria e Punëve të Brendshme për shkak të ekzistencës së dyshimeve të bazuara për kryerjen e krimeve, sot në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti kallëzim penal kundër pesë personave, të gjithë nga Tetova.
Sipas policisë, është ngritur kallëzim penale kundër personit F.M. (25) – për veprën penale “trafikim me fëmijë” kundër personave I.D. (56), A.S. (30) dhe L.S. (28) për veprën penale “trafikim me fëmijë” dhe kundër personit R.M. (31) për veprën penale “sulm seksual dhe përdhunimtë Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.
Sipas gjetjeve të dokumentuara të hetimit, i raportuari i parë F.M. në periudhën nga maji 2023 deri në fund të vitit 2024, duke e mashtruar viktimën fëmijë – atëherë 15 vjeç, se do të fillonin një lidhje dashurie, përmes kërcënimeve serioze dhe shantazhit e ka detyruar viktimën të përdorë drogë narkotike dhe të shfrytëzojë seksualisht. Me qëllim përfitimin e paligjshëm pasuror, F.M., pas një marrëveshjeje paraprake me të raportuarit I.D., A.S. dhe L.S., si dhe duke përfshirë persona të tjerë të panjohur, u ka mundësuar atyre të kryejnë akte seksuale ndaj viktimës fëmijë, dhe në disa vende në zonën e Tetovës.

I raportuari i pestë R.M., pas një marrëveshjeje paraprake me F.M. si person përgjegjës për sigurinë e fëmijës, ka përfituar nga roli i tij dhe me forcë, kundër vullnetit të fëmijës, ka kryer marrëdhënie seksuale ndaj fëmijës.
Bazuar në urdhrat e lëshuara nga një gjyqtar i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit, u kryen bastisje në shtëpi dhe ambiente të tjera në katër lokacione në zonën e Tetovës, gjatë të cilave u gjetën dhe u sekuestruan përkohësisht telefona celularë dhe karta SIM, dhe pesë persona të denoncuar penalisht u privuan nga liria.








