Federata Botërore e Futbollit FIFA ka publikuar renditjen e fundit për këtë vit ku kryeson kampioni i botës Spanja, para Argjentinës dhe Francës. Maqedonia është në pozitën e 66-të
Maqedonia e Veriut në Futboll e mbyll vitin 2025 në pozitën e 66-të apo një vend më poshtë në krahasim me muajin e kaluar ku ishte në pozitën e 65-të Gjithsesi se kjo ka ndikuar pas disfatës së fundit kundër Uellsit 7-1 në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Kombëtarja e Shqipërisë e futbollit e mbyllë vitin 2025 në pozitën e 63-të në renditjen e e fundit të publikuar nga Federata botërore e futbollit FIFA
Ndërkaq përfaqësuesja e Kosovës nuk ka pësuar ndryshime në klasifikimin e FIFA. Dardanët e mbyllën këtë vit në vendin e 80 që është pozicionimi më i mirë i tyre që nga momenti kur u anëtarësua në organizmin më të lartë të futbollit botëror.
Nuk ka ndryshime as në dhjetëshen më të mirë të renditjes së FIFA me Spanjën që e mbyll 2025 si skuadra më e mirë në botë teksa është në krye duke lënë pas skuadrën kampione të botës në fuqi, Argjentinën, ndërkohë që në vendin e tretë pozicionohet skuadra përfaqësuesja e Francës. Klasifikimi vijon me Anglinë, Brazilin, Portugalinë, Holandën, ndërkohë që dhjetëshja më e mirë e renditjes së FIFA plotësohet nga Belgjika, Gjermania dhe Kroacia







