Sot në Stamboll është arrestuar presidenti i klubit të futbollit Fenerbahçe Sedatin Saran në kuadër të një hetimi të gjerë antidrogë që përfshin edhe figura të njohura të botës së artit dhe medieve në Turqi
Presidenti i klubit turk Fenerbahçe, Sadettin Saran, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Stamboll, në kuadër të një hetimi të gjerë antidrogë që përfshin edhe figura të njohura të botës së artit dhe mediave në Turqi.
Sipas transmetuesit shtetëror TRT, Saran, i cili mban shtetësi turke dhe amerikane, u vu në pranga pasi analizat laboratorike treguan prani të substancave narkotike në mostrat e flokëve të tij.
Megjithatë, Saran i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke deklaruar se nuk ka përdorur kurrë drogë dhe se do të kërkojë zyrtarisht kryerjen e një analize të dytë për verifikim.
Burime zyrtare bëjnë me dije se javën e kaluar ai ishte thirrur për të dëshmuar para prokurorëve dhe ishte dërguar në një institucion mjeko-ligjor, ku kishte dhënë mostra flokësh dhe gjaku. Hetimi po drejtohet nga Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit.
Klubi i Fenerbahçes ka reaguar zyrtarisht duke i dalë në mbrojtje presidentit të tij dhe duke siguruar se funksionimi i klubit nuk do të ndikohet. “Kemi besim të plotë se presidenti ynë do ta kapërcejë këtë proces me mendje të shëndoshë dhe guxim,” thuhet në deklaratën e klubit, duke shtuar se Sadettin Saran “do t’i lërë këto ditë pas dhe do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për Fenerbahçen
Ndërkohë tifozët e Fenerbahçes janë mblodhën para Gjykatës së Stambollit për të shprehur mbështetjen e tyre për Sadettin Saran







