Në finalen e edicionit të 17 të hendbollit për meshkuj që mbahet në tre shtete skandinave do të përballen Danimarka dhe Gjermani, ndërsa vendin e tretë do ta diskutojnë Islanda dhe Kroacia
Përfaqësuesja e Gjermanisë dhe ajo e Danimarkës të dielën në palestrën Jyske Bank Boxen në Herning të Danimarkës do të luajnë në finale të edicionit të 17-të me radhë Kampionati Evropian e Hendbollit për meshkuj që kësaj radhe mbahet në tre shtetet skandinave Danimarkë, Norvegji dhe Suedi.
Në gjysmëfinale e parë reprezentacioni i Danimarkës mundi Islandën me rezultatin 31-28. Lojtari më efikas tek danezët ishte Matijas Gidsel që realizoi 7 gola , ndërsa lojtari më efikas i ndeshjes ishte islandezi Janus Smarason me 8 gola të realizuar.
Në gjysmëfinalen tjetër reprezentacioni i Gjermanisë mundi Kroacinë gjithashtu me rezultatin 31-28. Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte portieri Volf i cili pati 13 mbrojtje, ndërsa më efikas me 6 gola të shënuar ishte Lukas Zerbe, te Kroacia me lojë të mirë dhe efikase u dallua Tin Luçin me 6 gola të shënuara.
Ndeshja finale Danimarkë – Gjermani luhet të dielën në ora 18:00, ndërsa dueli për vendin e tretë Islanda – Kroacia luhet të dielën në ora 15 e 15 minuta .
Shaban Sinani – TV Koha







