Nesër me fillim në orën 9 e 30 në Melburn zhvillohet finalja e madhe e grand slam ‘’Australian Open 2026’’ mes tenistit spanjoll Carlos Alcaraz dhe serbit Novak Djokoviq
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz dhe serbi Novak Djokoviç do të përballen nesër në finalen e grand slam ‘’Australian Open 2026’’ që mbahet në Melburn
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz në gjysmëfinale spektakolare që zgjati 5 orë e 27 minuta mundi gjermanin Aleksandër Zverev me rezultatin 3-2 në sete 6-4, 7-6, 6-7, 6-7 dhe 7-5 Për spanjollin Alcaraz është kjo finalja e parë në grand slamin e Australian Open.
Në finale është kualifikuar edhe tenisti serb Novak Djokovic i cili është dhjetë herë kampioni i Australian. Djokovic në gjysmëfinale mundi 3-2 në sete 3-6, 6-3, 4-6, 6-4 dhe 6-4 italianin Jannik Sinner në duelin që zgjati më tepër se katër orë . Ndeshja finale mes Carlos Alcaraz dhe Novak Djokoviç luhet nesër në Melburn me fillim në ora 9 e 30







