Të tjera lajme

“FAST FOOD” AFËR SHKOLLAVE, PRINDËRIT DHE MJEKTË JAPIN ALARMIN!

Afër shkollave të fillore dhe të mesme, gjithçka që fëmijëve u servohet për ushqim janë vetëm ushqimet e shpejte dhe ushqimet e përpunuara të ambalazhuara. Të gjitha këto ushqime jo të shëndetshme, sidomos gjatë fazës kur trupi është në zhvillim e sipër. Prindërit që e ngritën këtë shqetësim, thonë për TV Koha se kjo qështje duhet të rregullohet me ligj, që fëmijëve të mos u shiten produkte të dëmshme ushqimore, duke marr si shembull shtetet më të avansuara si Majalzia, ku shitja e ushqimeve të dëmshme që në botë njihet me termin “JUNK FOOD” është e ndaluar me ligj!

Për këtë çështje Televizioni Koha u drejtua tek mjekët profesionist të cilët na i shpjeguan pasojat që ushqimet e shpejta i lëjnë në trupin e fëmijëve. Sipas endokrinologes Rezarta Elezi, ushqimi i shpejtë tek fëmijët dhe adoleshentët shkakton fillimisht çregullime hormonale, të cilat më vonë shkakojnë sëmundje më të rënda metabolike.

Endokrinologja Elezi për Televizionin KOHA thotë se burim i sëmundjeve më të rënda, janë pikërisht kequshqyerja dhe disa zakone tjera të përditshme, si stresi mungesa e gjumit dhe mënyra e jetesës.

Në shtet si Malajzia, Meksika, Spanja, Emiratet e Bashkuara dhe Uzbekistani, shitja e pijeve me gaz, produktet e skuqura në vaj ose produketet që pëmbajnë sasi të madhe të sheqerit janë të ndaluara të shiten në apo afër shkollave fillore dhe të mesme. Gjithashtu, shumë vende të tjera kanë masa të ngjashme për reduktimin e ushqimeve jo-shëndetësore në ambientet arsimore.

Të fundit