Të tjera lajme

AKSIONET ANTI-DROGË: MPB SEKUESTROI MARIJUAN NË STRUMICË

21 ton marijuanë janë konfiskuar nga firma në Strumivës ku bastisjet po vazhdojnë tashmë në ditën e tretë. Aksioni vjen pasi autoritetet serbe kapën 5 ton drogë, për të cilën thonë se kanë origjinën nga Maqedonia e Veriut.

Policia ka ndërhyrë në dy firma për kultivimin e marijuanës mjekësore në rajonin e Strumicës. Pamjet kanë treguar kamionë dhe furgonë të cilët kanë transportuar marijuanën e konfiskuar nga Strumica për të cilën thuhet se ka qenë rreth 30 ton.

Sasia më e madhe e marijuanës së konfiskuar vjen nga firma “CBD Medplant”. Kjo firmë sipas rrjetit biznesor gjatë viteve 2023 dhe 2024 ka punuar me fitime, kun ë vitin e parë ka fituar 11.000 euro kurse në të dytin 75.000 euro.

Policia hyri në firmat e Strumicës, për shkak se janë të lidhur me firmën e Shkupit “AlfaFarm”, nga ku edhe nisën hetimet dhe nga ku u konfiskuan thuajse 10 ton marijuanë.

Bëhet fjalë për konfiskimin më të madh të marijuanës që nga pavarësimi I vendit.

Lidhur me këtë aksion policor VMRO-DPMNE drejton akuza ndaj LSDM-së. Sipas partisë në pushtet mbi dy e treta e drogës së konfiskuar vjen nga firtma e kuadrit të LSDM-së, sic thonë, bashkëpunëtor të Zoran Zaevit.

“Pas dyshimeve dhe indikacioneve për implikimin e LSDM-së, Zaevit e Filipçes, kërkojmë që PTHP-ja ta hetojë rastin dhe të përgjigjet për rastin e drogës së konfiskuar dhe nëse janë të implikuar nga familja e Zaevit? Narko-karteli I Strumicës ka vepruar si në kohën e Eskobarit në Kolumbi. Por, dhe këtij narko-karteli I erdhi fundi”

Siocialdemokratët vazhdojnë të kërkojnë përgjigje për skandalin me 5 ton drogë nga Maqedonia të konfiskuar në Serbi.

Sipas tyre, pa mbështetjen e qeverisë, struktura të MPB-së në Maqedoni dhe Serbi, nuk mund të kontrabandohen 5 ton drogë.

“Me fushatë mediatike të kanabisit të konfiskuar qeveria e ka ngatërruar veten edhe më tej. Nëse janë sekuestruar 40 ton marijuanë të prodhuar në mënyrë të paligjshme, atëherë çfarë ka bërë qeveria gjatë 2 viteve të fundit? Kush e ka lejuar këtë? Cilat institucione dështuan? MPB-ja, Shëndetësia, Bujqësia..?

Që para dy ditëve policia konfiskoi mbi 40 ton marijuanë. Një pjesë e konfiskimit, rreth 10 ton, ishte kryer në depo të firmës AlfaFarm – Shkup, kurse në Strumicë, në një firmë që merrej me prodhimin e kanabisit mjekësor ishin konfiskuar mbi 30 ton marijuanë.

Të fundit