Të shtunën dhe të dielën janë zhvilluara katër duele të javës së 20 në Ligën e parë të futbollit vendor ku vendasit regjistruan një fitore, dy ndeshje përfunduan me barazim ndërsa një ndeshje e fituan mysafirët. Nesër vazhdon java e 21-të me dy ndeshje në Kumanovë dhe Strumicë
Derbi i javës së 20-të që u zhvillua të shtunën mes Struga Trim Lum dhe liderit në renditjen e tabelës Vardari ka përfunduar me barazim 1-1. Pas kësaj ndeshje Vardari vazhdon kryesimin me 52 pikë, ndërsa Struga Trim Lum mbetet në pozitën e tretë me 43 pikë. Në ndeshjen tjetër t dy skuadrave që mbajnë dy vendet e fundit të renditjes Rabotniçki mundi Shkupin 3-0
Dje në Gostivar Skuadra e Arsimit është ndalur me barazim 1:1 nga Makedonija Gj.P. Ky rezultat i barabartë nuk është i favorshëm për asnjërën skuadër pasi akoma nuk kanë të sigurt ekzistencën. Në ndeshjen tjetër që u zhvillua dje Sileksi në Kavadar mundi Tikveshin 0-1.







