Një fitore e vendasve, dy barazime dhe katër fitore të skuadrave mysafire me 21 gol të shënuar është epilogu i shtatë ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të javës së 18-të në Ligën e dytë të futbollit vendor, ku dështuan dy skuadrat kryesuese.
Java e 18-të në Ligën e dytë të futbollit vendor prodhoi dy surpriza të mëdha pasi dy skuadrat kryesuese në renditjen e tabelës Shkëndija e Haraçinës dhe Ohri pësuan humbje.
Shkëndija e Haraçinës në stadiumin në Hasanbeg në cilësinë e vendasit pësoi humbje zhgënjyese Skopje 1-2. Pas kësaj disfate haraçinasit mbeten në pozitën e dytë me 39 pikë, ndërsa Skopje me 38 pikë ngjitet në pozitën e tretë.
Lideri në renditjen tabelës ekipi i Ohrit pësoi disfatë të merituar në Koçani nga skuadra e Osogovës e cila me 33 pikë është ngjitur në pozitën e shtatë
Ndeshja Teteksi – Bregallnica ka përfunduar me barazim pa gola.
Rezultatet e xhiros së 18-të: Kozhuf i– Kamenica Sasa 2-2, Osogova – Ohër 1-0, Shkëndija Haraçin – Skopje 1-2, Sloga Vinicë– Detonit Plaçkovica 0-4, Teteksi – Bregallnica 0-0, Vardar Negotinë – Novaci 1-2 dhe Pobeda – Prespa 1-5.
Tabelën e kryeson Ohri me 40 pikë e ndjekur nga Shkëndija e Haraçinës me 39 dhe Skopje me 38 pikë.
SHABAN SINANI – TV KOHA







