Dy ndeshjet e javës së 21-të në Strumicë dhe Kumanovë prodhuan një barazim dhe një fitore të mysafirëve. AP Brera barazoi me Struga Trim Lum, ndërsa Shkupi humbi nga Bashkimi 0-2.
Struga Trim Lum ka barazuar 0-0 me AP Brerën në Strumicë edhe pse gjatë 90 minutave dominoi në fushën e gjelbër. Për skuadrën strugane ishte ky barazimi I tretë i radhës pas dy disfatave në dy xhirot e para të sezonit pranverore, që do të thotë se në sezonin pranveror akoma nuk e ka shijuar fitoren . Me pikët e fituar në Strumicë, Struga Trim Lum ka arritur kuotën e 44 pikëve duke vazhduar të mbajë pozitën e tretë në renditje.
Shkupi ka regjistruar disfatën e 20 sezonale, kësaj radhe në cilësinë e vendasit në Kumanovë kundër Bashkimit 0-2 dhe me vetëm një pike të fituar mbanë pozitën e fundit në tabelë. Ndërsa Bashkimi me këto tre pike ngjitet në pozitën e pestë me 29 pikë.
Java e 21 vazhdon me dy ndeshjet e fundit që do të zhvillohen të enjten me përballjet Vardari – Shkëndija që do të luhet në stadiumin e FFM-së në Shkup dhe ndeshja Pelisteri – Sileksit që zhvillohet në Manastir me fillim në ora 16:00.







