Reprezentuesi I Maqedonisë së Veriut në futboll Stefan Ashkovski është bërë top-temë në botën e futbollit, pasi mbeti I bllokur nga lufta në Iran.
Ai gjatë një interviste për FFM-në bëri të ditur se nga “golgota” e luftës në Iran e kishte shpëtuar futbollisti I kombëtares shqiptare nga Shkupi Jasir Asani.
Edhe pse Jasir Asani tashmë ishte rrugës për në Stamboll, ai ia kishte lënë në dispozicion vozitësin e tij personal, Merdarin.
‘’U dëgjova me vozitësin e Jasitrit. Ai erdhi menjëherë më mori. Jasiri më tha “Mos u mërzit, Merdari do të jetë aty për ty. Ai është heroi në këtë rrëfim. Më voziti nëpër rrugët e Teheranit të Zbrazët derisa kishte shpërthime dhe nuk më la të vetëm as edhe një sekondë. Vozitësi arrit të kontaktojë me të dashurën e Jasirit, nuk e di si . Ajo ishte me atë në Stamboll dhe arriti t`i kontaktoj me linjën e rëndomtë por nuk e di si , por mundesh vetëm 1 minutë të flasish, pas një minute ndalohej lidhja e telefonit. Atëherë arrita të them vetëm se kam nis drejt kufirit të Turqisë’’
Pas kthimit në vend, Stefan Ashkovski bashkë me Jasir Asanin janë parë duke ndjekur ndeshjen në Shkup midis Vardarit dhe Shkëndijës.
Nga ana tjetër, rrjetet sociale qoftë në shqip apo në maqedonisht e kanë bërë virale këtë solidarizimin ndërmjet futbollistëve.







