Të tjera lajme

SHKH “DRITA” SHPËRNDAN 170 PAKO ME PRODUKTE USHQIMORE!

170 pako ushqimore dhe produkte të mishit prej të cilëve 100 pako shpërndahen në Tetovë kurse 70 në Malësi të Tetovës, është projekti I radhës I Shoqatës Kulturoro-Humanitare “Drita”.

Gjatë së dielës ka nisur ky aksion që është realizuar falë mbështetjes së së një qendre shqiptare në Hamburg të Gjermanisë.

“Në bashkëpunim me Qendrën Islamike Kulturore Shqiptare nga Hamburgu realizojmë projektin humanitar “Pako ushqimore” për nevojtarët, për muajin e Ramazanit. Në këtë projekt përfshihen 170 familje në Tetovë dhe rrethinë. Falënderojmë donatorët për mbështetjen në këtë kohë krize, Zoti u dhashtë shëndet dhe ua shtoftë bereqetin”

Nga Shoqata “Drita” njoftojnë se, nevojtarëve të cilët nuk kanë mundësi të vijnë personalisht t`I marrin pakot e ndihmave,  aktivistët e shoqatës, ua dërgojnë deri në shtëpitë e tyre.

Të fundit