Të tjera lajme

S’KA NAFTË APO E MBAJNË FSHEHTË? RRITJA E ÇMIMIT SHKAKTON REVOLTË

Erdhi të merr naftë…. Por naftë nuk i dhanë…
I revoltuar, bujku u nis për në fushë, ta parkojë traktorin meqë naftën e ka në fund, e naftë tjetër nuk mund të gjejë askund.

Shumë qytetarë tjerë, erdhën të marrin naftë por u kthyen prap me rezervuarët e zbrasur. Asnjë pikë karburanti në Tetovë nuk jepte naftë. Disa jepnin vetëm benzinë. E gjithë kjo po ndodhë  pas paralajmërimeve për rritje të çmimeve të naftës, si pasojë e luftës në Iran. Qytetarët shprehin dyshimet e tyre për pronarët e pikave të karburanteve. Sipas tyre, në pompa ka naftë, por të njëjtit presin që të rritet çmimi e më pas ta shesin me çmimin e ri, pra fitojnë më shumë.

Pavarësisht se do u kushton, qytetarët nuk frikësohen shumë nga ngritja e çmimit të naftës, sa frikësohen nga mungesa e saj si ditën e sotme, meqë nuk mund t’i kryejn obligimet e tyre ditore.

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftësmesatarisht 14,27 % në raport me vendimin e datës 2.3.2026.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 13,384 %, te nafta për 36,134 %, te vaji ekstra i lehtë për 32,102 % dhe te mazuti për 27,870% . Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 5,00 den/l. 79,50 (denarë/litër) Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 14,50 den/litër, në  85,50 (denarë/litër)

Ndërkaq, e gjitha kjo rritje po vjen pas deklaratës së kryeministrit Hristjan Mickoski i cili siguroi qytetarët se nuk do të kemi rritje të çmimeve të naftës. Ndërkohë ditë më parë, Televizioni Koha përmes analizave të ndryshme me ekonomistë dhe njohës të mirë të çështjeve ekonomike, paralajmëroi se pas tensionimit të lindjes dhe bllokimit të kanalit të Hormuzit, do të ketë shtenjtim të çmimit të derivateve të naftës.

Të fundit