Me ndeshjen përmbyllëse të javës së 22-të të kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor mes Rabotniçkit dhe Arsimit përfundoi edhe rrethi i dytë, kështu që nga data 14 mars zyrtarisht starton rrethi i tretë dhe i fundit i kampionatit 2025/2026.
Skuadra e Rabotniçkit dje në ndeshjen kundër Arsimit të Çegranit regjistroi fitoren e katër sezonale dhe vazhdon të mbetet në pozitën e parafundit me vetëm, ndërsa nga ana tjetër Arsimi pësoi disfatën e 10-të me 26 mbeti në pozitën e 8-të dhe e ka vënë në pikëpyetje mbijetesën në ligë.
Kjo ishte ndeshja e fundit e xhiros së 22-të, teksa kampionati elitar hyn në fazën finale dhe të fundit, ku nga xhiroja e 23-të starton rrethi i tretë i sezonit.
Kështu që në përputhje me kalendarin është përcaktuar orari sipas sistemit “Berger” slloven me 12 klube për ndeshjet nga raundi i 23-të deri në të 33-të në Ligën e Parë të sezonit 2025/2026.
Në rrethin e tretë Vardari është në pozicionin më të favorshëm dhe ndeshjen e fundit që pritet të përcaktojë se cila skuadër do të fitojë titullin kampion do të luajë me Shkëndijën në Shkup.
Ndeshjet tjera që tërheqin vëmendjen në rrethin e tretë janë në xhiron e 31-të ku takohen Shkëndija – Struga Trim Lum dhe ndeshje e xhiros së 32-t, ku Struga Trim Lum takohet me Vardarin.
Në xhiron e 23-të që do të zhvillohet të dielën më 14 mars me fillim në ora 14:00, takohen: Shkëndija – Arsimi, Vardari – AP Brera, Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P, Sileksi – Pelisteri, Bashkimi – Rabotniçki dhe Tikveshi Shkupi.
Ndeshjet e rrethit të tretë, tashmë do të zhvillohen vetëm gjatë së dielës.







