Të tjera lajme

CHAMPIONS: FITOJNË BAYERN, ATLETICO DHE GALATASARAY

Mbrëmje emocionuese në Ligën  e Kampionëve , në ndeshjet e para të raundit të 16-shes. Bayern e Atletico japin leksion për kundërshtarët e tyre. Ndërkohë, Barcelona arrin një barazim në frymën e fundit në fushën e Njukasël, ndërsa Galatasaray mundi  Liverpulin

Ndeshja e mbrëmshme Atalanta – Bayern dihej se do të ishte e vështirë për ekipin italian n, por askush nuk e priste  një dominim  fantastik të  Bajernit  duke demoluar skuadrën  italiane  6-1  dhe   praktikisht  ndeshja  kthyese do  të jetë  vetëm  një  formalitet pasi  gjermanët   kanë të  sigurt kualifikimin në  fazën  çerekfinale

Mbrëmë  ka  shkëlqyer  skuadra e Diego Simones, Atletico Madrid    në përballjen  me  skuadrën angleze  Tottenham  të  cilën e fituan   me rezultatin e thellë  5-2. Kjo ndeshje  edhe njëherë konfirmon krizën e Tottenham.  Ndeshja  kthyese   që  do të luhet  javën e ardhshme  pritet  vetëm të konfirmojë  kualifikimin e   spanjollëve në raundin tjetër

Barcelona ka arritur një barazim dramatik 1-1 në fushën e Njucasël me një penallti të kthyer në gol nga Yamal në minutën e 6 të lojës  shtesë.  Ekipi që  do të kalon  në raundin tjetër  të garave  do të  mësohet  në  ndeshjen  kthyese  javën e ardhshme.

Fitore  shumë  të  rëndësishme  ka  regjistruar  edhe  skuadra  turke  Galatasaray e cila  mundi  Liverpulin  me  rezultatin minimal  1-0. Ndeshjet  kthyese  të  këtyre  katër ndeshjeve  do të zhvillohen më  18 mars

Rezultatet
Newcastle – Barcelona 1:1 (0:0)
Atletico – Tottenham 5:2 (4:1)
Atalanta – Bayern 1:6 (0:4)
Galatasaray – Liverpool 1:0 (1:0)

Të fundit